Maradona dhe misteri rreth tij; zgjidhet gjithcka, El Pibe de Oro do drejtojë ende Dorados

Diego Armando Maradona do të vazhdojë të jetë trajneri i Dorados, klub i Divizionit të dytë të kampionatit meksikan me të cilën për pas sa nuk u ngjit në Divizionin e parë. Pasi krijoi një kaos me zhdukjen e tij pak orë përpar fillimit të kampionatit, duket se gjithcka është sqaruar dhe ai që e bën këtë është avokati i 58 vjecarit, Matias Morla

‘Diego Maradona do të drejtojë Dorados për të gjithë sezonin-tha Morla nëpërmjet një postimi në rrjetin social tëitter-pas disa ekzaminimeve mjekësore rutinë në argjentinë, ai do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje’.

Në orët e fundit, Diego Armando Maradona rezultohej i paarritshëm dhe prej ditësh drejtuesit e Dorados ishin vënë në kërkim të tij. Në postimet e tij më të fundit në rrjetet sociale, vendndodhja e tij rezultonte të ishte Argjentina, por edhe aty ai nuk ishte parë. Gjithsesi e gjithë kjo re misteri u shpërnda këtë të premte nga vetë avokati i El Pibe De Oros. Ceshtja është se a do të jeteë Maradona në gjendje që të kthehet në kohë për debutimin e skuadrës së tij kundër Selajas në sfidën që do të luhet të dielën.

Sfidanti.al