Manovra e Mancester Junajtid kunder Juves e Realit; I propozon Pogbasë rinovimin

Pol Pogba muajt e verës ka qenë protagonist në media teksa u fol për një largim të mundshëm nga Mancester Junajtid me Realin e Madridit dhe Juventusinqë ishte vënë në ndjekje të tij. Por në fund ai u detyrua të dorëzohhej dhe të niste një aventurë të re te Mancester Junajtid. Në këtë situatë të re, Djajtë e Kuq tani kanë një tjetër ide dhe po mendojnë të blindojnë mesfushorin francez për t’u mbrojtur nga ofensivat e radhës të këtyre dy klubeve për të siguruar shërbimin e Pogbasë, duke I ofruar një kontratë të re të majmë.

Lajmi bëhet I ditur nga ‘The Times’ sipas të cilit, drejtuesit e mancester Junajdit dhe agjenti I lojtarit, Mino Raiola kanë nisur paraprakisht bisedimet për arritjen e një akordi për zgjatjen e kontratës e cila skadon në vitin 2021 ku përfshihet edhe një rritje e pagës  mbi kufirin e 17 milionë Eurove që është shifra që Pogba përfiton aktualisht.

Rinovimi I kontratës duket se është një zgjidhje e leverdisshme për të dy palët; Mancester Junajtid nuk dëshiron të rrezikojë që ta humbasë Pogbanë me parametra zero, ndërsa vetë futbollisti do të kërkojë të rifitojë qetësinë duke qenë se tashmë është vënë edhe në shënjestrën e sulmeve të tifozëve të Djajve të Kuq.

Sfidanti.al