Mane krizë nervore? Senegali fitoi, kursi ai qante me dënesë?

Ka futbollistë që mbasi e fitojnë ndeshjen, gëzohen e qeshin dhe bisedojnë të relaksuar me gazetarët; ka edhe nga ata që gëzimin e tyre e shfrejnë në kafene dhe klubet e natës, por ka edhe nga ata të çuditshmit që qajnë mbas fitores!
Një pamje e pazakontë vjen nga Afrika, më saktë nga ndeshja mes Guinesë Ekuatoriale dhe Senegalit. Miqtë senegalezë fituan 1-0, duke e ruajtur vendin e parë në grupin A kualifikues të Kupës së Kombeve të Afrikës, por nuk kuptohet se përse ylli i Senegalit dhe i Liverpulit, Sadio Mane, në vend që të gëzohej bashkë me shokët, shkoi në një qoshe të fushës mbas mbarimit të ndeshjes dhe filloi të qajë më të madhe?!
Nuk është puna se ai po qante me lot gëzimi, jo, ai qante si i çmendur, me dënesë, i ulur në gjunj, saqë shokët e ekipit të tij u deturuan që të afroheshin dhe të përpiqeshin ta qetësonin atë! Dikush tha se ai mund të qante, sepse nuk ishte i kënaqur me lojën e vet në atë ndeshje, pasi humbi disa raste.
Sfidanti.al