Mançini kundër rrjedhës, i bën ftesë Bufonit për kthim pas…

Trajneri i ri i Italisë, Roberto Mançini, deklaroi se për ish-kapitenin Xhanluixhi Bufon ende ka vend në ekip, nëse ai do që të kthehet në kombëtaren italiane. Bufoni, në fakt, është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar që nëntorin e kaluar, kur Italia u eliminua në play off nga Suedia për një vend në Kupën e Botës së Rusisë, por, sidoqoftë, kohët e fundit, ai u kthye për një ndeshje miqësore. Mançini deklaroi se, nëse Xhixhi do që të vazhdojë të luajë futboll, ai mund ta konsideroj veten si pjesë të përfaqësueses italiane.

Pritet që Bufoni të luajë në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Holandës, më 4 qershor. Sidoqoftë, në konferencën e fundit të shtypit, ai, midis të tjerave, deklaroi se kishte zhvilluar 176 ndeshjet e tij të fundit për vendin e vet.

Sfidanti.al