Manchester City, Pep Guardiola nuk e përjashton rinovimin: Do të më pëlqente

Pep Guardiola është në vitin e tij të fundit të kontratës si trajner i Manchester City teksa ajo skadon në qershor të vitit 2021. Kur kjo datë të vijë  trajneri katalanas do të ketë kaluar 5 sezone te Citiziens dhe do të regjistrojë qëndrimin më të gjatë të tij në stolin e një skuadre që ka drejtuar dhe për këtë arsye cështja e rinovimit të tij është një temë diskutimi e vazhdueshme. Pikëpyetjet rreth të ardhmes së 49 vjecarit janë të shumta , Por Guardiola nuk e përjashton mundësinë që të zgjasë akoma më shumë bashkëpunimin me Manchester City

‘Do të më pëlqente të qëndroja këtu për një kohë më të gjatë-tha Guardiola-është një vend që më pëlqen, por duhet ta meritoj rinovimin. Duhet të mbahen standardet që ka fituar klubi në këtë dekadë dhe për të firmosur një kontratë të re duhet ta meritoj. Të shohim nëse do ta meritoj këtë sezon’.

Pep Guardiola u transferua te Manchester City në verën e 2016 duke nënshkruar një kontratë 3 vjecare që më pas u rinovua edhe për 2 sezone të tjerë. Gjatë kësaj periudhe ai ka fitua 2 tituj të Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës dhe tani ka një pengesë të madhe; fazën cerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al