Manchester City, Pep Guardiola, 500 fitore si trajner

Pep Guardiola, ndaj Arsenalit regjistroi një arritje personale. Manchester City mposhti Topcinjtë 1-0 me trajnerin katalanas që regjistroi fitoren e tij të 500 si trajner në karrierë.

Nga këto, 179 fitore Guardiola i ka si trajner I Barcelonës, për më tepër 25 fitore i ka me skuadrën e Barcelona B. Te Manchester City për momentin katalanasi është në kuotën e 172 fitoreve ndërsa te Bayerni i Mynihut ka regjistruar 124 fitore.

Në total, Pep Guardiola ka drejtuar 688 ndeshje në karrierën e tij dhe këtu përfshihen edhe kampionati dhe playoffi i Barcelona B dhe me 500 fitore të regjistruara shënohet një rezultat me 72.7% ndeshje të fituara.

Sfidanti.al