Manchester City, mbyllet séanca dëgjimore në CAS, vendimi në mesin e korrikut

Manchester City do të duhet të presë mesin e muajit korrik për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në lidhje me apelimin e bërë ndaj dënimit me përjashtim për  2 sezonet nga kompeticionet evropiane. CAS nëpërmjet një komunikate për shtyp këtë të mërkurë  bëri të ditur mbylljen e seancës dëgjimore  për apelin e Citizens që nisi ditën e hënë.

Në komunikatën e CAS theksohet se séance dëgjimore u zhvillua nëpërmjet një videoconference dhe se u mbyll në 16:15 të 10 qershori. Përsa i përket vendimit, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv theksoi se pritet të dalë brenda 2 javëve të para të korrikut dhe se data e saktë do të komunikohet në ditët në vazhdim.

Manchester City u dënua në muajin shkurt nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet evropiane në 2 sezonet e ardhshme dhe me një gjobë prej 30 milionë Eurosh për mosrespektim të rregullit të Fair Play Financiar me Manchester City që e kundërshtoi menjëherë duke bërë të ditur vendimin për ta apeluar në CAS.

Sfidanti.al