Manchester City, De Bruyne tregon: Mund të kem marrë coronavirusin gjatë karantinës

Kevin De Bruyne mund të ketë pasur coronavirusin gjatë kohës së karantinimit me familjen e tij. Është vetë ylli I Manchester City që e zbuloi këtë në një intervistë për Sky Sports UK.

‘Në fillim të periudhës së izolimit, familja ime u sëmur për 8-9 ditë-tregon De Bruyne-në fillim ishte djali im I vogël, më pas I madhu dhe në fund bashkëshortja ime, por nuk e di nëse e kishim marrë vërtetë coronavirusin. Për fat të mirë dolëm nga ajo gjendje dhe 2-3 javët e fundit ishin vërtet të mira. Po I kthehemi rutinës dhe tani gjithcka po shkon mirë’.

Mesfushori belg që prej 1 muaji është I izoluar tregon sesi e kalon karantinën .

‘Dy javët e para ishin pak të cuditshme sepse nuk e dija se cfarë do të ndodhte-shtoi De Bruyne-kështu që arrita të siguroj një tapis roulant. Notova pak sepse jam me fat që kam një pishinë në katin e poshtëm. Tani bëj kryesisht vrap dhe në ditë të tjera bëj not e ushtrime duke I alternuar. Nuk jam një person që rri 1 apo 2 orë në palestër. Merzitem t’I bëj gjërat vetëm, kështu që preferoj të vrapoj ku merrem me veten time dhe dëgjoj ndonjë podcast’.

Sfidanti.al