Mancester Siti planifikon largimin e Guardiolës; mendon për Van Bronkhorst

Mancester Siti merr Xhovani Van Bronkhorts në radhët e tij. lajmi publikohet nga tabloidi ‘Mirror’ sipas të cilit ish futbollisti io barcelonës e ish trajneri i fejnordit ka pranuar ofertën e marrë nga kampionët e Anglisë që e shohin atë si pasuesin e trajnerit aktual  të tyre, Pep Guardiola.

Kontrata e teknikut katalanas skadon në vitin 2021, por Guardiola ende nuk është ulur në një tryezë me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin e saj. Plani i Mancester Sitit është që Van Bronkhorst të bashkohet me skuadrën dhe të qëndrojë sa më shumë kohë të jetë e mundur përpara largimit të mundshëm të Guardiolës. Van Bronkhorst për më tepër njeh mjaft mirë dy drejtues të Citizens, Ferran Sorianon dhe Txiki Bergiristajn pasi ka koinciduar me ta në periudhën kur ishte futbollist i Barcelonës

Van Bronkhorst ka eksperiencë si trajner. Këtë karrierë ai e nisi nën tutelën e Ronald Koman dhe në vitin 2015 mori drejtimin e Fejnordit me të cilin fitoi një titull kampion të Holandës si dhe fitoi edhe 2 Kupa të Holandës. në fund të sezonit ai vendosi të largohet nga kjo skuadër për të qëndruar 1 vit pushim, por kjo mesa duket do të duhet të presë.

sfidanti.al