Mancester Siti, Guardiola zbulon: Doja të luaja te Juventus me Zidan

Gjatë muajve të verës emri I tij u lidh me atë të Juventusit përsa I përket pankinës, por Pep Guardiola e ka pasur vërtet ëndërr kalimin te Juventusi kur ishte futbollist. Është vetë trajneri I Mancester Sitit që e ka zbuluar këtë gjatë një konference për shtyp.

‘Kur u largova nga Barcelona ëndërroja të shkoja te Juventus për të luajtur me Zinedine Zidan-tregon Guardiola-e admiroj dhe do të më pëlqente të luaja me të, por kjo nuk ndodhi kurrë’

Kjo deklaratë e Guardiolës përkon me shortin e hedhur 1 ditë më parë në Ligën e Kampioneve ku Mancester Siti do të luajë në 1/8 e finaleve pikërisht me Realin e Madridit me Guardiolën dhe Zidane që do të jenë trajnerë rivalë

‘Real Madrid ka më shumë eksperiencë në Ligën e Kampioneve, por ne do të bëjmë përpjekjet tona-tha Guardiola-kam besim. E admiroj Zizunë dhe do të jetë dicka e bukur që ta shoh sërish’

Sfidanti.al