Mancester Junajtid sulet mbi De Ligt; i ofron 14 mln Euro në vit

Mes dy personave që zihen, përfiton një i tretë; kështu mund të përkufizohet situata e merkatos për talentin e Ajaksit Matejs De Ligt. Për 19 vjecarin tashmë kanë hyrë në garë Barcelona dhe Juventusi, me katalanasit që dukeshin më përpara në krahasim me bardhezinjtë, por duket se Mancetser Junajtid ka vendosur t’u prishë punë këtyre dy skuadrave.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Djajtë e Kuq duke marrë shkas edhe nga loja në pritje e kapitenit të Ajaksit, vendosi të ndërhyjë me prepotencë dhe të bëjë ofertë për futbollistin, një ofertë që është vërtet tunduese. Gjithnjë sipas ‘Sport’, Mancester Junajtid i ka ofrtuar De Ligt një kontratë me pagë prej 14 milionë Eurosh në sezon, një shifër kjo që ngrin tratativat në zhvillim e sipër me Barcelonën e Juventusin

De Ligt nga ana e tij po e studion këtë ofertë të klubit anglez duke kërkuar që të bëjë edhe disa vlerësime taktike së bashku me agjentin e tij Mino Raiola duke qenë se Barcelona është gjithsesi aty. Katalanasit nuk mund të barazojnë ofertën e Mancester Junajtid, por duket se kanë ndërmend të bëjnë një rritje të ofertës së tyre për De Ligt, ndërkohë që më e humbura në këtë histori del skuadra e Juventusit.

sfidanti.al