Mancester Junajtid, Solskjaer blindon Pogbanë: Është mesfushori më I mirë në botë

Pol Pogba është në krye të listës së dëshirave të Realit të Madridit dhe Juventusit prej kohësh, por duket se për këto dy klube francezi do të mbetet thjesht një ëndërr, të paktën kjo duket kur dëgjonë deklaratat e trajnerit të Mancester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer

‘Është mesfushori më I mirë në botë-sqaron trajneri I Mancester Junajtid-për ndeshjen me Njukasëll, të shohim sesi do të ndihet ka bërë shumë mirë që kur është kthyer, mund ta aktivizojmë që nga fillimi’.

Pogba,që ishte aktivizuar vetëm 2 herë që nga gushti për shkak të një dëmtimio në kavilje, u hodh në fushën e lojës në ndeshjen e së dielës së Mancester Junajtid dhe Uatfordit kur Djajtë e Kuq ishin në disavantazhin e 2 golave

‘Mund të luajë kudo dhe në të gjithë mesfushën-shtoi Solskjaer-këtu qëndron e bukura të kesh Pogbanë në skuadër, sepse është mesfushori më I mirë në të gjithë botën’

Pavarësisht fitoreve kundër Totenhemit dhe Mancester Sitit, Mancester Junajtid është në vendin e 8 në Premier League, 7 pikë pas Celsit në vendin e katërt. Solskjaer pranoi se progresi I skuadrës është më I ngadaltë sa u parashikua, por theksoi se është I përqendruar te puna për zhvilliminn e një skuadre që të jetë në gjendje që të dominojë.

‘Liverpulit iu deshën disa vjet për të arritur aty ku është dhe duhet të vazhdojmë të ndërtojmë skuadër sepse ky është objektivi që duam të arrijmë-përfundoi Solskjaer.

Sfidanti.al