Mancester Junajtid, Pogba takon Zidane: Ishte rastësi

Pol Pogba nuk do të jetë në supersfidën e Premier Leagues mes Mancester Junajtid dhe Liverpulit. Mesfushoru francez ka pësuar një dëmtim në kavilje që e dëtyron atë të qëndrojë jashtë fushave të lojës. Ndërkaq, Pogba shijoi pushimet e ndërprerjes së kampionateve në një udhëtim në Dubai ku ishte në shoqërinë e Zinedine Zidane.

‘Daily Mirror’ publikoi një foto të tij dhe trajnerit të Realit të Madridit teksa bisedonin pranë një pishine dhe kaq ka mjaftuar që të ndizen sërish zërat e merkatos për kalimin e Pogbasë te Reali I madridit.

Vetë trajneri I Los Blancos ka sqaruar këtë takim me futbollistin  duke e cilësuar si rastësi. ‘Ishte një rastësi e vërtetë, duke qenë se ishim të dy në të njëjtin vend, kështu që nisëm të bisedonim-tha Zinedine Zidane

Për kalimin e Pogbasë në drejtim të Realit të Madridit u fol gjatë gjithë merkatos së kësaj vere, por në fund ky transferim nuk u krye. Por kjo cështje mund të rihapet dhe tratativat mund të nisin sërish pasi Zidane e konsideron atë si zgjedhjen e parë për përforcimin e Realit të Madridit në repartin e mesfushës kështu që tekniku I skuadrës madrilène nuk mund ta thotë hapur se e dëshiron Pogba në skuadër në këtë pjesë të sezonit.

Sfidanti.al