Mancester Junajtid, Lukaku ‘rebelohet’; stërvitet akoma me Anderlehtin

Romelu Lukakun këmbëngul në idenë e tij për t’u larguar nga Mancester Junajtid. Sulmuesi belg i Djajve të Kuq, nuk është paraqitur në qendrën stërvitore të Kerrington për të rinisur punën me Mancester Junajtid dhe sipas asaj që konfirmohet nga burimet pranë klubit anglez Lukaku ndodhet ende në Belgjikë për t’u stërvitur për të dytën ditë radhazi me ish skuadrën e tij, Anderlehtin.

Gjesti padyshim shpreh një lloj prove që raportet me Mancester Junajtid tashmë duken të thyera edhe pse përfaqësuesit e futbollistit sigurojnë klubin anglez për të kundërtën. Lukaku duket se është mërzitur së prituri momentin e transferimit të tij në Serinë A, por te cila skuadër? Inter e Juventusi po studiojnë lëvizjet e ardhshme; bardhezinjtë po kërkojnë të përfshijnë në tratativa Manxhukic dhe Matuidi, ndërsa zikaltrit janë gati të rrisin ofertën e tyre deri në 75 milionë Euro. Qendërsulmuesi e ka me ngut, por kjo telenovelë mund të zgjasë edhe pas 8 gushtit kur mbyllet merkatoja e Premier League.

sfidanti.al