Mancester Junajtid, Luk Shou ironizon Lukakun: Mirë se u ktheve në Europa League

Në momentin e largimit nga Mancester Junajtid, Romelu Lukaku duket se nuk është ndarë mirë me disa prej futbollistëve të Djajve të Kuq dhe këtë duket se e vërteton mbrojtësi I krahut I skuadrës angleze, Luk Shou I cili nuk ngurroi të provokojë sulmuesin belg të Interit nëpërmjet rrjeteve sociale pas humbjes së zikaltërve në ndeshjen vendimtare me Barcelonën në Ligën e Kampioneve. Shou komentoi te një foto e Lukakut me dedikimin Champions League duke e ironizuar: Mirë se u ktheve! Një shprehje kjo që I referohej shumë qartë Europa League.

Mancester Junajtid në fakt luan në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian dhe pas disfatës me katalanasit edhe Interi tani do të vijojë aventurën kontinentale në këtë kompeticion

Sfidanti.al