Mancester Junajtid e Barcelona; skuadrat më ‘sniper’ para portës

Mancester Junajtid dhe Barcelona janë skuadrat me saktësinë më të madhe në gjuajtjet e tyre në portat e kundërshtarëve respektivë.Ky është përfundimi i arritur nga studimini kryer nga Observatori Ndërkombëtar i Futbollit CIES që ka analizuar përqindjen e saktësisë së skuadrave që janë pjesë e 5 kampionateve më të rëndësishëm në Evropë. Në studimin e tij CIES ka analizuar numrin total të gjuajtjeve, gjuajtjet në drejtim të portës, përqindjen e gjuajtjeve në portë dhe distancën mesatare të këtyre gjuajtjeve

Mancester Junajtid është ai që kryeson në këtë pikë. gati gjysma e gjuajtjeve të futbollistëve të tij, më saktësisht 48.6% e tyre, shkojnë në drejtim të portës. Skuadra e Djajve të Kuq ka bërë 383 gjuajtje, nga të cilat 186 kanë qenë në drejtim të portës, ndërsa distanca mesatare e tyre është 17.8 m

Barcelona është në vendin e dytë. Të besuarit e Ernesto Valverdes këtë sezon kanë goditur 393 herë portat kundërshtarë dhe 190 gjuajtje kanë qenë në drejtim të portës me një përqindje prej 48.3%. Distanca nga e cila janë kryer këto gjuajtje është e njëjta me Mancester Junajtid, 17.8 m. Podiumin e plotëson Borusia e Dortmundit me 307 gjuajtje, 107 nga të cilat në drejtim të portës me një përqindje 46.3% e ndjekur nga Girona në vendin e katërt dhe Liverpuli në të pestin

sfidanti.al