Man.Utd; shaka e hidhur për Interin e Romën; jo Europa League për Sanchez e Smalling

Alexis Sanchez dhe Chris Smalling nuk do të mund të luajën në Europa League në gusht me Interin e Romën. Manchester United që zotëron kartonët e dy futbollistëve vendosi zyrtarisht që të zgjasë huazimin e tyre deri në përfundim të kampionatit italian në fillim të muajit gusht. Është kjo një shaka e hidhur kjo e Djajve të Kuq që ndoshta ndjeu frikën se mund të përballej me Sanchez e Smalling në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Evropë për klube

Aventura e kilianit do të mbyllet me Atalanta-Inter, ndërsa ajo e mbrojtësit anglez me verdhekuqtë me sfidën Juventus-Roma. Pas kësaj ata do të kthehen në bazë pavarësisht se nuk janë më pjesë e planeve të Solskjaer. Gjërat në këtë pikë do të ndryshojnë vetëm nëse Interi e Roma gjejnë akordin me Manchester United për një kontratë të re huazimi apo për blerjen përfundimtare të kartonëve të futbollistëve.

Sfidanti.al