Man.United, Solskjaer rrezikon, Djajtë e Kuq mendojnë për Nagelsmann

Manchester United nuk po shkëlqen, përkundrazi, dhe stoli i Ole Gunnar Solskjarer po pëson tronditje të forta. Drejtuesit e klubit anglez prej ditësh po mendojnë për një ndryshim në stolin e Djajve të Kuq për të rigjeneruar ambiciet e skuadrës. Manchester United mposhti Everton 3-1 megjithatë Djajtë e Kuq mbeten  poshtë 10 vendeve të para.

Në orët e fundit është folur shumë për Mauricio Pochettino i zëvendësuesit të mundshëm të Solskjaer, por tani po përmendet edhe emri i trajnerit të Leipzigut, Julian Nagelsmann, emri i të cilit është lidhur shpesh me atë të Milanit përpara se të klubi kuqezi në mënyrë të bujshme të konfirmonte Stefano Pioli.

Sfidanti.al