Man.United mbetet në garë për Championsin, mund Ëatford, parakalon Tottenham

Manchester United mbetet në garë për të hyrë në zonën Champions League në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer mundi në ndeshjen e javës së 27 të Premier Leagues, Watfordin me rezultatin 3-0 dhe tani e sheh veten në vendin e pestë në klasifikim duke parakaluar Tottenhamin e Jose Mourinhos, ndërkohë që diferenca me Chelsean e vendit të katërt është vetëm 3 pikë.

Manchester United e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 pas golit të shënuar nga Bruno Fernandes me 11 metërsh. Në 45 minutat e pjesës së dytë erdhën edhe 2 golat e tjerë të Djajve të Kuq. Anthony Martial në minutën e 57 dyfishoi shifrat, ndërsa Greenëood në të 75 fiksoi rezultatin në 3-0 në favor të Manchester United

Sfidanti.al