Man.City këmbëngul për Messin, pavarësisht deklaratës së Guardiolës

‘Si tifoz i Barcelonës do të doja që Messi të mbyllte karrierën me fanelën e kësaj skuadre. Për momentin Leo i përket Barcelonës, një klub ndaj të cilit mund të them se i jam mirënjohës. Nuk e di se cfarë mendon ai, nëse do që të largohet apo jo. Gjithsesi, merkatoja e transferimeve është në qershorin e vitit tjetër, jo tani’-Kjo është ajo që deklaroi Pep Guardiola në prag të ndeshjes me Tottenham, teksa përdori diplomacinë teksa iu përgjigj pyetjes për transferimin e shekullit; kalimin e Messit te Manchester City

Por pavarësisht deklaratave të trajnerit katalanas duket se tratativat në këtë pikë vazhdojnë. Media britanike flet me siguri për kalimin e argjentinasit në Etihad Stadium që në muajin janar. ‘Guardiola është personi ideal për të drejtuar një skuadër, duke qenë se asnjë futbollist nuk di ta refuzojë-u shpreh Drejtori Sportiv i Manchester City, Begiristain-të gjithë e dinë sesa përmirësohen në drejtimin e tij’.

Shifra për të sjellë Messin te Manchester City shkon përafërisht 60 milionë Euro dhe tani mbetet për t’u kuptuar nëse do të përfshihet në tratativa apo jo edhe Eric Garcia qendërmbrojtës që është formuar në akademinë e Barcelonës.

sfidanti.al