Mallkuar  goditjet në kokë: Meiuedheri do blejë Njukasllin dhe Ronaldon!?

Duket e pabesueshme, por kështu shkruajnë, të paktën, mediume të ndryshëm angleze, sipas të cilëve ish-kampioni i botës në boksin profesionist Floid Meiuedher është gati që të blejë Njukasllin. Pronari i tanishëm i këtij klubi anglez, Majk Eshli, ndodhet, prej disa kohësh, në kërkim të vazhdueshëm që dikush t’i blejë “çafkat” e tij, por, sidoqoftë, deri tani, nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete. Por, tani, u prononcua boksieri më i paguar në botë që bëri të ditur se ai ka dëshirë që ta blejë këtë klub.

“Unë e dua Njukasllin. Djemtë që luajnë në këtë ekip, duan të argëtohen, tamam siç bëj unë, kur shkoj në këtë qytet. Vitin e kaluar, njoha disa lojtarë të Njukasllin dhe u binda se ata djem të mirë. I dua të gjitha sportet dhe jam i hapur për të gjithë rastet e biznest. Vendimet unë i marrë me kokë dhe jo me zemër”, deklaroi Meiuedheri, duke shtuar se ai dhe Kristiano Ronaldo janë miq të mirë dhe se, nëse ai vendos që të blejë Njukasllin, ai do të sjellë në këtë klub edhe Ronaldon!

Sfidanti.al