Malaga, Armando Sadiku është ‘peshkaqeni’ i ri

Tifozët e Malagës kanë një idhull të ri, Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer protagonist te skuadra andaluziane me golat e shënuar prej tij; dy të fundit ishin në ndeshjen me Tenerifen që Malaga e fitoi 2-0 duke marrë përsëri oksigjen drejt mbijetesës në Ligën e dytë spanjolle. Por jo vetëm kaq, Sadiku ka arritur në kuotën e 6 golave të shënuar në këtë sezon me malagën duke barazuar argjentinasin Blanko Leshuk sezonin e kaluar.

‘Peshkaqeni’ argjentinas vitin e kaluar e nisi mirë sezonin teksa shënoi në javën e 2 me Alkorkon dhe në të katërtën ndaj tenerifes, më pas deri në javën e 11 ai shënoi 2 dopieta ndah albasetet dhe Numansias, për t’u ndalur deri në javën e 32, ndërkohë që kampionatin e mbylli me 9 gola të shënuar që është kthyer edhe në objektivin e Armando Sadikut i cili u transferua te malaga vetëm në ditën e fundit të merkatos së transferimeve

Por shqiptari diti të justifikojë shpenzimet e bëra për të teksa ka shënuar 37.5% të golave të të sgjithë skuadrës. Ai tani kërkon më shumë dhe në zonën miks premtoi se do të vazhdojë të kërkojë portën e skuadrës kundërshtare për të falenderuar akoma më mirë tifozerinë për këtë përkrahje që po i jep.

sfidanti.al