Lukaku, më i miri i Europa League: Faleminderit Conte, Zhang e skuadër

Romelu Lukaku u shpall Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Europa League edhe pse Interi nuk e fitoi trofeun e këtij kompeticioni. Ky është vendimi i marr nga një juri e përbërë nga trajnerët e 48 klubeve të pranishën më fazën e grupeve dhe 55 gazetarë.

‘Dua të falenderoj Antonio Conten, të gjithë stafin e tij dhe të gjithë ata që punojnë për klubin-tha Lukaku-dua të falenderoj presidentin Zhang për besimin që pati te unë dhe që më ndihmoi në këtë sezon dhe në fund dua të falenderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, për mua janë si vëllezër, jemi një familje e vërtetë. Cdo ditë kur shkoj në stërvitje e bëj me shumë gëzim edhe sepse janë ata që më ndihmojnë që të punoj shumë dhe të jap maksimumin. Kështu që, faleminderit djema për atë që bëni për mua dhe uroj që vitin e ardhshëm të bëjmë akoma më mirë se sezonin e kaluar dhe që t’u gëzohemi shumë sukseseve së bashku. Faleminderit të gjithëve’.

Sfidanti.al