Luka Modriç gënje në fushë me top, jo kur flitet në gjyq për Mamiçin!

Verdikti gjyqësor kundër ish-drejtorit mjaft kontraversal të Dinamos së Zagrebit Zdravko Mamiç dhe klanit të tij ka ngritur në këmbë të gjithë Kroacinë. Fjala është për një shpërdorim ose mashtrim financiar me vlerë – 116 milionë kuna kroate (1 kuna = 0,14 euro) gjatë transferimit të Luka Modriçit dhe Dejan Lovrenit. Mamiçi u dënua nga gjykata e Osjekut me gjashtë vite e gjysmë burg.

Bi-Bi-Si-ja angleze vinte në dukje sot se pjesëtarin e përaqësueses kroate dhe mesfushorin e Realit të Madridit, Luka Modriç, e kërcënon një vendim burgimi prej pesë vitesh, sepse ai ka dhënë dëshmi të rreme gjatë gjyqit kundër Mamiçit. Luka bëri një deklaratë lidhur me transferimin e tij nga Dinamo e Zagrebit te Totenhemi, më 2008, ndërkohë që përgjegjësia kryesore bie mbi drejtorin ekzekutiv të Dinamos, Zdravko Mamiç. Por, futbollisti i lartpërmendur kroat e ndryshoi dëshminë e tij gjatë procesit gjyqësor, duke e vendosur veten përballë kërcënimit serioz të një dënimi eventual me burg!

Sfidanti.al