Luis Suarez sheh veten të rinovojë kontratën me Barcelonën

Luis Suarez dëshiron që të vijojë karrierën e tij te Barcelona edhe pse së fundmi është folur shumë për mundësinë e ardhjes te blaugranat të Lautaro Martinez për ta zëvendësuar. Në një intervistë për të përditshmen ‘Sport’, sulmuesi uruguajan konfirmoi këtë dëshirë të tij për të qëndruar edhe një vit te kampionët e Spanjës.

‘Dikush është shumë I lumtur në një klub-tha Suarez-gjithnjë kam dhënë maksimumin. Statistikat dhe shifrat flasin për mua, besoj se jam në lartësinë e duhur dhe kur të vijë ora për të diskutuar do të arrijmë në një përfundim të mirë’.

Përsa u përket statistikave, Luis Suarez ka shumë të drejtë pasi uruguajani e ka shkruar emrin e tij mes shënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës. Pas jashtëtokësorit Messi me 618 gola, Luis Suarez me 190 gola ka përpara vetes vetëm Sezar me 232 gola dhe Kubala me 194.

‘Gjithnjë kam thënë se objektivat personal duhen lënë mënjanë, por në këtë rast, kur duhen edhe shumë pak për të barazuar apo kaluar një lojtar historic si Kubala dhe e sheh veten aty pranë tij, ndihesh shumë krenar-shtoi Luis Suarez.

Sfidanti.al