Luis Suarez drejt historisë së Barçës, barazon Samitier me 184 gola

Luis Suarez ishte një prej futbollistëve që shënuan në fitoren e Barcelonës 3-0 në fushën e Eibarit në sfidën e javës së 9 të La Ligës dhe për momentin është shënuesi më i mirë i katalanasve për këtë sezon me 5 gola. Por ajo që ka më shumë rëndësi për uruguajanin është se ai po e gdhend akoma më fort emrin e tij në historinë e Kampionëve të Spanjës.

Ai i shënuar mesditën e së shtunës ndaj Eibarit ishte goli i 184 i Suarez me fanelën e Barcelonës në 256 ndeshje të zhvilluara që nga sezoni 2014/2015 duke barazuar një emër legjendar të skuadrës katalanase si Josep Samitier për t’u pozicionuar në vendin e katërt në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës. përpara Luis Suarez qëndrojnë i paarritshmi Lionel Messi me 605 gola me argjentinasin që ashtu si suarez shënoi ndaj Eibarit, Sesar Rodrigez me 232 dhe Lazlo Kubala me 194 finalizime.

sfidanti.al