Luis Enrike te Spanja, jo vetëm për Euro 2020, por edhe në Botërorin 2022

Luis Enrike u kthye sërish në postin e trajnerit të përfaqësueses spanjolle pas fatkeqësisë familjare që e detyroi atë të largohet. Luis Rubiales në një konferencë për shtyp konfirmoi gjithcka duke bërë që të shpërthejnë polemikat për shkak se Luis Enrike do të zëvendësojë pikërisht Robert Morenon që bëri punën e trajnerit asturian deri në përfundimin e kualifikueseve.

Luis Enrike tani u rikthye, por ai nuk do të qëndrojë në pankinën e Spanjës deri në Euro 2020 sic ishte kontrata e tij përpara se të linte detyrën e tij. Në  fakt Federata e Futbollit në vendin iberik ia rinovoi atë deri në Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar

‘Nuk më dukej e  rastit qëndrimi I I Luis Enrikes në pankinën e Spanjës vetëm për disa muaj-tha Rubiales-duam vazhdimësinë dhe duam t’I japim komoditetin e duhur për të bërë punën e tij për më shumë kohë. Vendosëm për një përfundim të ciklit dhe kjo do të thotë shumë për  impenjimin e tij’.

Sfidanti.al