Lufta kundër Covid-19; Real Madrid do të dhurojë materiale mjekësore

Real Madrid I bashkohet luftës për të ndaluar dhe mposhtur Covid-19. Klubi madrilèn është vënë ën dispozicion të Bashkisë së Madridit dhe do të dhurojë materiale shëndetësosre për të përballuar këtë pandemi botërore që në Spanjë ka vënë në shënjestër pikërisht Madridin që po e vuan më shumë se cdo qytet tjetëe në Spanjë

‘Falenderoj Realin e Madridit për kontributin e tij për të përballuar coronavirusin dhe që po na ndihmon të shpëtojmë jetë-tha presidentja e Comunidad de Madrid, Isabel Diaz Ayuso nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter-akordi me Florentino Perez është mbyllur për dhënien nga Reali të materialeve shëndetësore’

Ndërkaq, edhe vetë futbollistët e Realit të Madridit kanë nisur lëvizjet e tyre për të dhënë ndihmën në këtë krizë. Ata, së bashku me specialistët por studiojnë se cilat janë mënyrat më efektive në aspektin financiar në këtë aspekt. Disa prej tyre si Isco dhe partnerja e tij, Sara Salamo iu janë drejtuar tashmë rrjeteve sociale teksa bëjnë apelin ndaj ndjekësve të tyre për të bërë donacione, ndërsa në ditët e ardhshme do të mësohen edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmerren.

Sfidanti.al