Lufta e ftohtë : UEFA e donte vetë betejën me Mançester Sitin

Mançester Siti është një nga klubet me të pasur në botë, por, sidoqoftë, krahas PSZH-së franceze, ai nuk është nga ata klube që pasurohet me punën e vet, por nga vërshimet e parave arabe!
UEFA, vitin e fundit, është përpjekur që t’i japë fund kësaj mënyre të “harxhimit” të parave të shumta të fituara “pa djersë”, por “shtëpia evropiane e futbollit” nuk është në gjendje që ta zhvillojë atë, sepse vetë ajo “ia ka zgjidhur duart” këtij klubi anglez. UEFA i kërkon Sitit që ta sqarojë se nga i ka dalë këtij klubi “teprica” prej 60 milionë sterlinash, duke pasur parasysh sponzorimet që ai merr.
Siti nuk ka ndërmend të japë sqarime, duke pretenduar se këto shifra UEFA i ka zbuluar si rezultat i hakimit të dokumenteve elektronike të Mançester Sitit.
Pronari i Sitit, Mansur bin Zajed, thotë se, nëse do të jetë e nevojshme, ai do të angazhojë 100 avokatët më të mirë në botë që ta fitojë çështjen.
UEFA, në fakt, ka vendosur se do ta përjashtojë Mançester Sitin nga Liga e Kampioneve, për shkak të mosrespektimit të rregullit fianciar fair play, por askush nuk beson se ajo mund ta bëjë këtë.
Sfidanti.al