Lucas Vazquez nën shënjestrën e Jose Mourinhos

E ardhmja e Lucas Vazquez mund të jetë larg Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Ditët e fundit në media është folur për interesin e disa klubeve për futbollistin e Realit të Madridit dhe I fundit në listë është rreshtuar Tottenhami i Jose Mourinhos. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ skuadra londineze e ka bërë tashmë një ofertë për Vazquez prej 16 milionë Eurosh, një shifër kjo disi e ulët duke qenë se në Santiago Bernabeu kërkojnë 24 milionë

Lucas Vazquez nuk ka protagonizmin që do të donte te Reali i Madridit të Zinedine Zidane dhe duket se po mendon të ndryshojë ambient. Në këtë sezon ai është aktivizuar në 14 ndeshje të La Ligas në 32 javë kryesisht për shkak të dëmtimeve që ka pësuar. Futbollisti ditë më parë kishte shprehur dëshirën për të qëndruar te Los Blancos dhe të mbyllte karrierën te kjo skuadër, por pa e përjashtuar krejtësisht mundësinë për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll.

Tottenham e ka atë në krye të listës së dëshirave por nuk është i vetmi. Edhe Arsenali e Chelsea kanë shfaqur interesin për futbollistin që nuk e ka fshehur se do t’I pëlqente të luante në Premier League.

Sfidanti.al