Lletget: Ibrahimovic? Të luash kundër tij është e vështirë, por me të është më keq

Te Los Angeles Galaxy, jo të gjithë u hidhëruan për largimin e Zlatan Ibrahimovic nga skuadra kaliforniane për të shkuar tek Milan. Ështyë dikush që u ndje i lehtësuar pas largimit të suedezit dhe bëhet fjalë për Sebastian Lleglet që e shprehu këtë lehtësim në një intervistë për BSI

‘Ibrahimovic? Tani në dhomat e zhveshjes është një atmosferë më e mirë-tha Lleglet-më parë nuk ishe i lirë dhe kjo ishte frustruese. Ai të bënte që të doje të hiqje këpucët dhe të lije fushën e lojës. Të luaje kundër tij ishte e vështire, por të luaje me të ishte akoma më keq. Episodi që më bëri të spostoj barrierën? Për mua ishte një cmenduri t’i bëje dicka të tillë një shoku të skuadrës. Ishte një moment ku ai u tregoi të gjithëve se kush është në të vërtetë’.

sfidanti.al