Liverpuli I rekordit të vecantë, 2 ndeshje në 24 orë me 2 skuadra

Ka aspekte të futbollit që asnjë skuadër nuk dëshiron t’I përjetojë e që më tepër për të cilat të hyjë në histori. Është ky rasti I Liverpulit I cili këtë muaj e pret një tur force për shkak të kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve. Skuadra e The Reds do të luajë 2 ndeshje në 24 orë me 2 skuadra të ndryshme, një vendim që erdhi pasi nuk u gjet asnjë datë alternative në futbollin britanik për të lehtëuar situatën e kampionëve të Evropës.

Skuadra e Jurgen Klop do të luajë në 17 dhjetor ndeshjen cerekfinale tëKupës së Ligës ndaj Aston Vilës, ndërsa në 18 dhjetor gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve në Katar që është 5500 km larg. Trajneri gjerman u ankua për kalendarin dhe arriti deri aty sa të kërcënojë me tërheqje të skuadrës nga Kupa e Ligës. Bisedimet mes klubit anglez dhe drejtuesve të English Football League nuk sollën asnjë zgjidhje duke detyruar Liverpulin që të luajë 2 ndeshje në 24 orë. Në Botërorin e Klubeve, Liverpuli do të luajë me titullarët, ndërsa atë me Aston Villën me futbollistët e rinj

Sfidanti.al