Liverpool, skuadra më e kushtueshme në Evropë

Portali gjerman Transfermarkt përpiloi klasifikimin e klubit më të kushtueshëm në Evropë. Një klasifikim të cilin e komandon Liverpool me një vlerë totale prej 987.7 milionë Paund ose  rreth 1 miliard Euro. Pas The Reds, në vendin e dytë gjendet Manchester City, ndërsa podiumi plotësohet nga Barcelona që  është në vendin e tretë. Është ky një podium që konfirmon edhe njëherë dominimin financiar  të skuadrave angleze dhe spanjolle.

Në dhjetëshen e klubeve më të kushtueshëm bëjnë pjesë plot 5 skuadra të Premier League dhe 3 të Ligës Spanjolle me Realin e Madridit që pozicionohet në vendin e pestë. Skuadra kampione e Evropës, Bayerni i Mynihut ndodhet vetëm në vendin e 6 me një skuadër që e kalon me shumë pak vlerën e 800 milionë Eurove.

Përsa i përket Italisë, për të gjetur një skuadër të Serisë A duhet të zbresim në vendin e dhjetë që mbahet nga Interi me vlerë 717 milionë Euro që lë pas Juventusit me 647 milionë. Ndërsa Milani ndodhet në vendin e 19 me një organikë me vlerë 417 milionë Euro.

Sfidanti.al