Liverpool, Klopp mbron Alisson: Gabimet? Ndoshta i kishte këmbët e ftohta

Manchester City u kthye të fitojë në Anfield ndaj Liverpoolit pas 18 vitesh me rezultatin 4-1 duke i dhënë fund ëndrrave të The Reds. Në bankën e të akuzuarve përfundoi Alisson që me dy rivënie të topit në loje i dhuroi Citizens 2 gola. Por Jurgen Klopp del në mbrojtje të brazilianit.

‘Nuk mund t’i fshehim gabimet e Alisson-tha Klopp-është gjithashtu e vërtete se nuk I dhamë shumë opsione sidomos në fillim. Në pjesën e dytë goditi keq topin. Nuk ka një arsye të vërtetë, ndoshta i kishte këmbët e ftohta. Duket argëtuese, por nuk mund të jetë kështu. Ali na ka shpëtuar shumë herë, sot bëri 2 gabime’

Pasditen e së dielës, në Anfield u kthye fantazma e Loris Karius, që me gafat e tij bëri të Liverpool të humbasë finalen e Ligës së Kampioneve të 2018 ndaj Realit të Madridit. Pikërisht atë verë, Liverpool vendosi të investojë mbi 70 milionë Euro për t’i marrë Alisson, Romës. Para këto që rezultuan një investim i mirë duke qenë se Alisson ka dhënë një kontribut të madh sin ë fitoren e Ligës së Kampioneve ashtu edhe të Premier League për Liverpool.

Por ndaj Manchester City Alisson përjetoi një pasdite makthi sa përfundoi në shenjën e kritikave të tifozëve të The Reds në rrjetet sociale

‘U shndërrua në Karisu-ishte komenti i shumë personave-nuk njihet, ky nuk është portieri më i fortë në botë’. ‘Të rimarrim Karius e të shesim Alisson, më duken njësoj’-ishte një koment tjetër kundër portierit të Liverpool

Sfidanti.al