Liverpool, Klopp i prekur për titullin: Më shumë nga sa mund të ëndërroja

Edhe pse titulli u fitua pa luajtur, jurgen klopp nuk arriti dot të mbajë lotët për Liverpoolin e tij. ‘Kjo fitore është më shumë nga sa mund të kem ëndërruar ndonjëherë. Kam mbetur pa fjalë-tha Klopp-Ajo cfarë bënë futbollistët ishte dicka e pabesueshme, ua dedikojmë suksesin Dalglish dhe Gerrard’

Por trajneri i The Reds nuk e la me kaq deklaratën e tij prekësë.  ‘Nuk mund të jem më krenar se kaq për skuadrën, stafin teknik dhe klubin-vijoi Jurgen Klopp-e ndoqa sfidën Chelsea-Manchester City me lojtarët duket se janë të motivuar edhe për shumë vjet’

Klopp, që foli për Sky UK e pati një mendim edhe për tifozët.

‘Shpresoj që të festojnë sepse gjithcka bëmë ishte për ta, janë në zemrat dhe mendjet tona’

Dhe nëse trajneri ua jep meritat futbollistëve, vlerësimi rezulton se është reciprok, pasi edhe lojtarët ia japin meritat Kloppit

‘Nuk dua të tregoj mungesë respekti për ata që e pasuan, por që kur ka ardhur Klopp, gjithcka ka ndryshuar këtu-shpjegon kapiteni i Liverpoolit Henderson-pas fitores në Champions  kisha thënë se nuk do të kishte qenë e mundur pa të dhe e konfirmoj edhe sot pas titullit në Premier League. Të gjithë besojmnë te ai që na solli deri në këtë pikë.

Sfidanti.al