Lionel Messi; futbollisti që dominon Ligat e mëdha

Sfida e së shtunës me Rajo Vajekanon ishte një tjetër ndeshje në karrierën e Lionel Messit që ndihmoi në përmirësimin e statistikave të tij për të treguar se argjentinasi po zhvillon një tjetër sezon në kufijtë e perfektes. Në Camp Nou, kapiteni i Barcelonës shënoi një gol dhe dha një assist dhe është ai që kryeson në këto dy aspekte të lojës ndër futbollistët që aktivizohen në 5 ligat kryesore të Evropës.

Ylli argjentinas i Barcelonës e nisi ndeshjen me një assist për Pikenë në golin e barazimit me Rajon dhe e vijoi punën e tij duke shënuar me penallti golin që i dha avantazhin skuadrës së tij për ta cuar në 52 numrin e golave të shënuara nga pika e bardhë e 11 metërshit. 31 vjecari tentoi sërish për të shënuar por pa ia dalë mbanë. Por kjo pak rëndësi ka, Messi kryeson bindshëm klasifikimin e goleadorëve dhe të assistmenëve të këtij sezoni.

Përsa u përket golave, argjentinasi ka 26 gola në 25 ndeshje, i ndjekur në vendin e dytë nga Mbape me 24 gola në 19 ndeshje, ndërsa në të tretin është Kristiano Ronaldo me 19 gola në 26 ndeshje. Messi e konfirmon dominimin e tij edhe në assiste me 12 të tilla, 1 më shumë se Eden Hazard i Celsit dhe 2 më shumë se Sanco i Dortmundit, Frejzer i Bërnmuth e Kimih I Bajernit

sfidanti.al