Lionel Mesi driblon edhe fjalën.. mund të kthehet në përfaqësuese

Trajneri kryesor i përkohshëm i përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Skaloni, vuri në dukje mundësinë e kthimit të Mesit në ekipin e tij. Ai shprehu shpresën e vet se një gjë e tillë mund të ndodhë:
“Unë nuk komunikoj shumë shpesh me Mesin, por, sidoqoftë, ne mbajmë lidhje. Ne do të përpiqemi që ai të vijë te neve më 2019. Ne do të bisedojmë bashkë dhe ne me optimizëm mendojmë se bisedimet do të përfundojnë mirë. Çdo trajner do të dëshironte që të punonte me Mesin, kurse unë më shumë se kushdo qoftë tjetër”, tha Skaloni.
Sa për kujtesë, Mesi, mbas pjesëmarrjes së dështuar të Argjentinës në Botërorin-2018 të Rusisë, vendosi që të largohet nga ekipi kombëtar argjentinas.
Sfidanti.al