Zidan nuk ka besim tek Navas, por gjuan për Hugo Lloris

Portieri i Tottenhamit, Hugo Loris është një nga portierët më të mirë, jo vetëm në Premierligë, por në botë.

Ai po vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të Tottenhamit dhe Kombëtares së Francës, duke zgjuar kështu interesimin e Real Madridit, shkruan AS.

Loris pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane, i cili e kishte kërkuar edhe më herët, por gjatë verës së ardhshme do të bëjë përpjekjen vendimtare për transferimin e tij.

Në rast se dështon transferimi i Loris, atëherë opsion i dytë i drejtuesve të Realit është portieri i Chelseat, Thibaut Courtois