Zgjedhja e papritur e Mbappe; destinacioni i tij PSG…falë Neymar

Kylian Mbappe i befason të gjithë me zgjedhjen e tij. Ndërsa të gjithë presin një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, sulmuesi 18 vjeçar i Monacos duket se ka ndërmarrë një tjetër kthesë në rrugëtimin e karrierës së tij;Paris Saint Germain. Kjo është ajo që pretendon media franceze e më konkretisht ‘Telefoot’ sipas së cilës, ajo që pati ndikim në këtë vendim të Mbappe është pikërisht blerja e Neymar nga ana e Paris Saint Germain. Gjithnjë sipas ‘Telefoot’, Mbappe madje është shfaqur entuziast për këtrqë projekt të ri të parizienëve dhe për faktin që do të jetë shok skuadre me brazilianin të cilin e vlerëson në maksimum. Këtë situatë do të kërkojë ta shfrytëzojë Paris Saint Germain  që është gati të ofrojë 155 milionë Euro për Mbappe. Pengesa e madhe në këtë pikë është pikërisht Monaco që është e vendosur të mos e shesë yllin e saj.

sfidanti.al