Verratti shqetëson Paris Sën Zhermenin: është i dëmtuar, por nuk e dimë cfarë ka

Paris Sën Zhermeni po përjeton një moment të vështirë në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Mancester Junajtid. Nuk mjaftojnë tekat e Rabiot apo dëmtimi i Nejmarit, problemeve të parizienëve iu shtohet misteri që ka rrethuar Marko Verrattin dhe dëmtimin e tij.

‘Nuk është i njëjti dëmtim si ai që pësoi herën e fundit-tha trajneri i Paris Sën Zhermenit, Tomas Tuhel-ai ka një tjetër problem, por ende nuk e dimë se cfarë ka. Nuk e di nëse do të jetë në gjendje që të riaftësohet për ndeshjen me Mancester Junajtid’.

Marko Verrati në muajin janar la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në kavilje që rezultoi më pak i rëndë nga sa u mendua, pasi rezultoi një ndrydhje pa pasoja të rënda. Por ai nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e Kupës së Ligës franceze kundër Vilafransh dhe kjo jo vetëm për rotacionin që vendosi të aplikojë trajneri Tuhel, por edhe për shqetësimin e këtij të fundit për gjendjen e mesfushorit italian. Ndërkaq, paris Sën Zhermeni duket se po përgatit Leandro Paredes i cili pasi luajti në Kupën e Ligës, mund të bëhet menjëherë protagonist edhe në Ligën e Kampioneve kundër Mancester Junajtid të Solskjaer.

sfidanti.al