Verati do të lërë Parisin, Reali kthehet në merkato

Marko Verati është kthyer sërish në radarët e Realit të Madridit. Agjenti i mesfushorit italian, Donato di Kampli, ka dhënë një “assist” për skuadrat e interesuara për mesfushorin italian, duke thënë se ai nuk do të qëndrojë tërë karrierën në Paris.

Kjo deklaratë ka bërë që për italianin të interesohet menjëherë Real Madrid, skuadër që ka konkurrencë të madhe nga Çelsi, Bajerni i Munihut dhe Juventus, për shërbimet e futbollistit të përfaqësueses italiane.