Tuhel, je me fat që ke Bufonin, një trajner në fushë për “yjet”

Sezonin e kaluar Unai Emeri e pati shumë të vështirë me ardhjen e Nejmarit, pasi gjithçka u bë “cirk” tek Paris SG. Trajneri spanjoll provoi tekat e brazilianit, mbështjetjen e klubit ndaj numrit 10 thjesht për interes, dhe konfliktin Nejmar-Kavani. Emeri u largua dhe tani është i lumtur tek Arsenali, ndërsa Tomas Tuhel pati fat që kur vuri këmbën në Paris.

Në skuadër erdhi gjigandi veteran Xhanluixhi Bufon, një kapiten i vërtetë edhe pa shirit, dhe një trajner në fushë. Me lojtarë si Nejmar, Mbape, Kavani apo të tjerë, edhe për Tuhelin është ndihmë e madhe të ketë në krah Bufonin. Italiani e tregoi veten kur i foli ashpër Mbapesë që u vonua në stërvitje, duke qenë në krah të trajnerit. Tuhel e uli në stol 19-vjeçarin, që u gjend përballë një fronti të bashkuar kundër tij. Edhe Nejmar madje arriti ta kritikonte për vonesën.

Sfidanti.al