S’ka trajner që bën për stolin e PSG-së, a do të pranojë Guardiola?!

Dikur ishte Loran Blanku, por ai nuk la shumë gjurmë, e më pas mbërriti mjeshtri Karlo Ançeloti. As italiani nuk mundi të bënte “vezën e kuqe” tek Paris SG dhe sheikët e Lindjes së Mesme provuan Unai Emerin. Ky doli pak a shumë e njëjta gjë, ndoshta edhe më keq, dhe presidenti Al Helaifi më në fund u kandis për gjermanin e ri, Tomas Tuhel. Por ja që edhe ky i fundit nuk po shkon mirë, duket më shumë nevrik sesa duhet dhe ka rënë në konflikt me yjet kryesorë. Kilian Mbape dhe Nejmar janë ndeshur me të, dhe ndoshta nuk kanë ndonjë mendim shumë të mirë.

Në Paris po mendojnë për trajnerin e radhës dhe ky pritet të jetë një “peshë super e rëndë”. Jo më pak se vetë Pep Guardiola, sot për sot “dekani” i trajnerëve europianë, i cili shpresohet të shfrytëzojë klauzolën në kontratë (që thotë se nuk e ka) për t’u larguar nga Mançester Siti. Nëse sheikët bindin Guardiolën, atëherë ndoshta Nejmar e Mbape do të ndryshojnë mendje dhe të mos largohen. Një bast i madh për parizienët, por fitues nëse arrijnë t’ia dalin.

Sfidanti.al