Sa i privilegjuar Mesi, sikur të kishte fanellë tjetër…

Asier Illarramendi ka shpërthyer pas humbjes ndaj Barcelonës dhe nuk kursen as shoket e ekpit.

Leo Messi u ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, i cili rrezikoi shumë në pjesën e dytë ku disa herë vendasit kërkonin kartonin e dytë të verdhë, transmeton Gazeta Express.

Sipas mesfushorit të Real Sociedad, Asier Illarramendi, nëse Messi do të kishte të veshur një tjetër fanellë, ai do të përjashtohej nga ndeshja.

“Sërish, gjithmonë po përsëriten gjërat e njëjta”, ka shkruar fillimisht Illarra në rrjetet sociale para se të flasë për mediat spanjolle.

“Nëse Messi do të kishte të veshur një fanellë tjetër, ai do të ishte larguar nga ndeshja. Jemi lodhur nga këto”, tha Illarramendi për Marca.