Sa fitojnë lojtarët e Ligës së 2-të franceze, ka që paguhen.. 280 euro në muaj!

Në një sondazh të specifikuar, lidhur me sa më sipër, morën pjesë, gjithsej, 15 000 futbollistë dhe, sikurse doli nga përgjigjet, 45 për qind e tyre fitonin më pak se 950 euro në muaj, ndërsa kishte edhe nga ata, mëgjithëse shumë pak, që nuk merrnin në një muaj as 300 euro, më saktë, vetëm 280 euro! Nga Liga e 2-të franceze morën pjesë 234 futbollistë dhe rezultatet ishin si vijon:

-1,3 për qind merrnin një pagë mujore prej 280 eurosh,

-10,7 për qind – 940-1880 euro në muaj,

-20,2 për qind – 1880-3800 euro në muaj,

Futbollistët profesionistë marrin 3800 deri 7500 euro në muaj.

Futbollistët më paguar, 1 (një) për qind, kanë luksin që të marrin një pagë mujore prej 28 000 deri 56 000 eruosh. Sidoqoftë, ka edhe lojtarë, megjithëse në një numër të vogël, që marrin deri në 95 000 euro në muaj.

Sfidanti.al