Sa do t’i kushtojë PSG-së “lufta e ftohtë” mes Tuhelit e Nejmarit!

Një talent i madh, që të bëhet yll i futbollit duhet të sakrifikojë rininë. Nëse nuk pranon ta bëjë këtë, por sërish pretendon të jetë yll, atëherë krijon probleme për shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin. Këto probleme nuk i krijuan kurrë të tillë si Mesi apo Ronaldo, por Nejmar mesa duket kërkon t’i bëjë të dyja, edhe qejfin, edhe profesionin.

Kjo solli edhe kritikën e trajnerit Tomas Tuhel, pasi mësoi se braziliani kishte qenë në Madrid për ndeshjet e Kupës Dejvis në tenis. Sulmuesi ishte në Spanjë të martën, ndërsa Paris SG luan këtë të premte ndaj Lilës në ligën franceze. “Si trajner, nuk më pëlqeu aspak që ai shkoi në Madrid të martën, – tha Tuheli, – por, unë nuk jam as policia dhe as babai i tij. Ai është stërviturë dhe mund të luajë, ai do të jetë në ekip, por nuk e di nëse do të luajë që nga minuta e parë”. Gjithsesi, Nejmarit nuk besohet se do t’i kenë pëlqyer kritikat, ndaj pritet të shihet sesa mund t’i kushtojë PSG-së konflikti, qoftë edhe “i butë” mes trajnerit dhe brazilianit.

Sfidanti.al