Rrufe në qiell të pastër për PSG, Mbape: Dua më shumë përgjegjësi, mund të iki

Kilian Mbape lëshon një deklaratë që bie si rrufe në qiell të pastër mbi Paris sën Zhermen. Sulmuesi 20 vjecar i kampionëve të Francës, pas ceremonisë së marrjes në duar të trofeut të kampionatit foli për median transalpine duke mos e përjashtuar mundësinë e largimit nga parizienët

‘Ky ishte sezoni im i katërt në Ligue 1 dhe ndoshta ka ardhur momenti të bëj ndryshim të rrënjësishëm në karrierën time-tha Mbape-besoj se ka ardhur koha që të marr më shumë përgjegjësi dhe shpresoj që të ndodhë te Paris Saint Zhermen, në rast të kundërt ndoshta do ta kem atë te një klub tjetër me një projekt të ri’.

Me këtë deklaratë, Mbape që u shpall edhe Lojtari më i mirë i vitit në Francë, la të kuptohet se te Paris Sën Zhermeni ka vend vetëm për të ose Nejmar, ndërkaq, klube me peshë në Evropë sidomos Reali i madridit dhe tifozët e tij kanë filluar të ëndërrojnë për ardhjen e mundshme të Mbapesë.

sfidanti.al