Rodriguez, Reali e ka lodhur në stol, e sfilit edhe me..topin

Hames Rodriguez nuk po kalon momente të mira në Real Madrid. Përveç që nuk po zë vend në formacionin e Zinedine Zidanit, me James Rodriguezin po tallen edhe shokët.

Kolumbiani, në stërvitjen e fundit, ka qenë viktimë e Cristiano Ronaldos me shokë. Rodriguez ka qenë në mes së bashku me Pepen, dhe nuk kanë arritur ta prekin topin për disa minuta, duke shkaktuar të qeshura midis madrileneve.