Rastësisht ose qëllimisht, francezët e harruan Benzeman!

Karim Benzema, përsëri, u gjend të qendër të vëmendjes së medias, por, kësaj here, ai nuk i ka as faj dhe as borxh askujt. Kështu, në profilin e twitterit të përfaqësueses së Francës është bërë një përshendetje në adresë të Rafael Varanit që, në përbërjë të Realit të Madridit, ka dalë në finale të Ligës së Kampioneve të Evropës, ndërsa ishte harruar, rastësisht ose qëllimisht, emri i Karim Benzemas që jo vetëm që luan me Realin, por është edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të tij. “Rafael Varani dhe Reali mundën Atletikon dhe do të luajnë përsëri në finalen e Ligës së Kampioneve.

Urime”, thuhet në prononcimin e përfaqësueses franceze në rrjetin social më popullor. Sa më sipër, tifozët kërkuan shpjegim që erdhi menjëherë: “Përshëndetje, ne publikojmë lajme vetëm për lojtarët që kanë luajtur me përfaqësuesen e Francës gjatë vitit të fundit”, vihej në dukje në pronocimin e Federatës së Futbollit të Francës. Sidoqoftë, tifozët gjetën një përshëndetje në adresë të Lakazetit, të bërë në mars të këtij viti, duke i kujtuar Federatës së lartpërmendur se ndeshjen e fundit ai (Lakazeti) e ka luajtur me Francën, më 2015?

Sfidanti.al