PSG mbeti në ashensor në Lajpcig, shpresa është kthimi i yjeve pa 3 javësh!

Ishte si një shenjë e fatit, ndonëse ndikimi i vetëm duhej të kishte qenë psikologjik. Futbollistët e Paris SG mbetën të bllokuar në ashensor për disa kohë derisa zjarrfikësit u thirrën për t’i nxjerrë, ndërsa bëheshin gati për ndeshjen e Championsit në Lajpcig. Sfida tregoi se ata kishin mbetur në “ashensor” të paktën në pjesën e dytë, pasi iu përgjigjën gjermanëve goditje për goditje në 45 minutat e para.

Me forca të pakësuara, të besuarit e Tomas Tuhelit nuk u mbajtën dot deri në fund, ndërsa Nejmar, Mbape dhe Verrati nuk ishin në fushë, ndërsa autori i golit të tyre, Di Maria, humbi edhe penallti. Gjermanët ishin të vendosur që të hakmerreshin të paktën në fushën e tyre për humbjen 0-3 në gjysmëfinale të Championsit, dhe ia dolën. Kartonët e kuq të Gejesë dhe Kimpembes, si dhe nervat e Tuhelit në vijën anësore ishin shenjë e qartë e ezaurimit psikologjik të parizienëve. Shpresa e tyre e vetme është kthimi i Nejmarit, Mbapesë e Verratit që parashikohen për 3 javë, ndërsa Paredes e Kehrer po ashtu do të jenë në gjendje të luajnë. Pikërisht pas 3 javësh do të jetë ndeshja e kthimit PSG-Lajpcig. Gjithsesi, nuk dihet se cili do të jetë fati i Tuhelit, ne një kohë për kampionët e Francës pësuan për herë të parë 2 humbje në fazën e grupeve në Champions që nga viti 2012.

Sfidanti.al